Aksioni me titull “Iniciativa të përbashkëta të Greqisë dhe të Shqipërisë për ruajtjen e kulturës përmes aksioneve inovative” me akronimin “CULTURAL LANDS” synon në promovimin e formave specifike të turizmit tematik kulturor në zonën ndërkufitare (duke fokusuar në promovimin e bamirësve dhe veprës së tyre), me qëllim tërheqjen e vizitorëve dhe si pasojë stimulimin e produktit të turizmit duke adoptuar mjete dhe praktika metodologjie inovative dhe implementohet përmes Programit Evropian Ndërkufitar INTERREG IPA II CBC PROGRAM “Greqi-Shqipëri 2014-2020” të bashkëfinancuar nga B.E. përmes Mekanizmit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit II ( IPA II) (85%) dhe nga Burimet Kombëtare (15%).

Trashëgimia kulturore ka qenë tradicionalisht baza për bashkëpunim ndërkufitar. Industritë kulturore përfshirë mallrat kulturore, shërbimet, aktivitetet, turizmi kulturor dhe muzetë gjithashtu kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në ekonomitë e zonës ndërkufitare. Në ditët e sotme bashkëpunimi ndërkufitar përqendrohet në pikat me trashëgimi greko-romake dhe bizantine, si dhe në aspektet e trashëgimisë së paprekshme të përbashkët.

Zona ndërkufitare e zgjedhur karakterizohet nga:

1. trashëgimi kulturore unike dhe të larmishme,

2. potencial të brendshëm të konsiderueshëm për zhvillim (fshatra tradicionale, historike, etj) dhe

3. shumë elemente të përbashkëta kulturore që mund të përbëjnë bazën për zhvillim të mëtejshëm turistik.

Zonat gjeografike të projektit të propozuar kanë një trashëgimi të pasur arkitektonike dhe kulturore dhe janë toka ku lindën dhe jetuan figura të famshme historike. Figura që lidhen fort me trashëgiminë kulturore-historike të zonës ndërkufitare, pasi kontribuan drejtpërdrejt në formimin e identitetit kulturor në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zona ndërkufitare karakterizohet nga planifikimi dhe menaxhimi i pamjaftueshëm për lloje të buta turizmi dhe nga mungesa:

1. e menaxhimit aktiv, pra nuk i kushtohet kujdes i veçantë mbrojtjes së pasurive kulturore të cilat kërcënohen me degradim dhe

2. të një plani veprimi të përbashkët për zhvillimin turistik (nuk ekziston brand për zonën, nuk ekzistojnë destinacione të veçanta turistike etj).

Karakteristikat kryesore të Projektit

Aksioni “CULTURAL LANDS” ka të bëjë me mënyrën se si një rrugë e përbashkët për promovimin dhe ruajtjen e aseteve kulturore të zonës ndërkufitare, mund të mbështesë zona jo-homogjene për të lulëzuar në fushën e zhvillimit të turizmit. Për më tepër, projekti mishëron krijimin e një rrjeti bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm, lokal dhe rajonal në fushën e ruajtjes dhe promovimit të pasurive të ngjashme kulturore, si parakusht i zhvillimit të turizmit kulturor.

Për më tepër, bashkëpunimi ndërkufitar demonstrohet përmes zhvillimit të një rrugëtimi turistik tematik kulturor, në drejtim të zhvillimit të një Brand-i turistik ndërkufitar. Pikat kryesore të këtij rrugëtimi do të jenë kryesisht ndërtesat historike me karakteristika të veçanta arkitekturore dhe kulturore, të lidhura fort me elemente historike, me synim rritjen e konkurrencës në zonën ndërkufitare si një destinacion turistik. Kështu, do të krijohet një rrjet bashkëpunimi që do mund, me kalimin e kohës dhe përpjekje të arsyeshme, të zgjerojë dhe të shumëfishojë efektin dhe rezultateve në zonën ndërkufitare greko-shqiprate.

Rezultatet e pritura

Rezultatet e pritura të këtij projekti janë:

  • Së bashku turizmi dhe krijimi i një rrugëtimi tematik kulturor turistik, të përbërë nga ndërtesa dhe pasuri të tjera me vlerë të lartë trashëgimie kulturore dhe arkitekturore, të çojnë në shumëzim të menjëhershëm të rezultateve, dhe si pasojë të vizitorëve të shumtë dhe praktikisht në rritjen e turizmit. Po ashtu, pritja e një rritjeje prej 1.500 vizitorësh në atraksionet në fjalë, e cila gjithashtu pritet të çojë në 0,1 milion qëndrime nate në hotelet e zonës ndërkufitare në bazë vjetore.
  • Kontributi shumëdimensional në synymet e Greqisë dhe Shqipërisë për vitin 2020. Në mënyrë të veçantë për territoret Greke, politikat e zhvillimit turistik kulturor do të inicializohen në funksion të periudhës së re të programimit (2014-2020), përmes specifikimit të strategjisë “Evropa 2020” dhe politikës së kohezionit në të ardhmen.

Buxheti i përgjithshëm i projektit: 401.079,96 €

Mbështetja e BE-së (85%): 340.917,97 €